Arsene Wenger ka arritur marrëveshje verbale për vazhdimin e qëndrimit të tij në Emirates edhe për dy vite të tjera – raportojnë mediat angleze.
Strategu francez është takuar me pronarin Stan Kroenke të hënën, ndërsa burime nga bordi i klubit kanë njoftuar se trajneri do ta vazhdojë drejtimin e Topçinjve.
Kontrata e 67-vjeçarit skadon në muajin e ardhshëm, ndërsa tifozët e kanë kërkuar largimin e tij, pas një sezoni që nuk i ka plotësuar pritshmëritë.
Për më shumë, është hera e parë pas 19 vitesh që Arsenali nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, sezoni 2016/2017 u mbyll me trofeun e FA Cup, pas triumfit ndaj Chelseat në Wembley dhe duket se ky triumf ka mjaftuar për t’i bindur krerët e klubit.
Sipas BBC, në ditët në vijim do të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?