Google ADS

Zyrtare: Montella vazhdon kontratën te Milani

16:22 | 30 Maj 2017
Arbresh Info

Vincenzo Montella ka nënshkruar kontratë të re me AC Milanin pas rikthimit të gjigantit në Serie A në futbollin evropian.

Montella ka rënë dakord të nënshkruaj kontratë dy vjeçare që i siguron atij qëndrimin në klub deri në vitin 2019, transmeton portali arbresh.info.

Ish reprezentuesi i Italisë arriti t’i siguroj Milanit përfundimin në pozitën e gjashtë në tabelë këtë sezon duke i siguruar njëkohësisht vend në rundet kualifikuese në Evropa Ligë pavarësisht se ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e tij të fundit në ligë

Ka pasur raporte të shumta që pronarët e rinj të Milanit, ‘Rossoneri Sport’ nën udhëheqjen e biznesmenit kinez Younghong Li, mund të kërkojnë për një trajner të ri, por Montallas tani i është ofruar shansi për të sjell një epokë të re në ‘San Siro’./arbresh.info

https://twitter.com/acmilan/status/869546124050411521?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.fourfourtwo.com%2Fnews%2Fmontella-signs-ac-milan-extension

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme