Shtëpia e kandidatit për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja është sulmuar gjatë ditës së hënë.
Me këtë rast përmes një komunikate për medie, ka reaguar Vetëvendosje, duke dënuar ashpër këtë sulm, shkruan Indeksonline.
Gjeni të plotë komunikatën:
Gjatë ditës së djeshme, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar shtëpinë e kandidatit për deputet, Sadri Ramabaja, me ç’rast i janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon ashpër këtë sulm vandal dhe fton organet e rendit që sa më parë të zbardhin të vërtetën, dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.
Veprimet e këtilla nuk e frikësojnë e as nuk e zmbrapsin asnjë aktivist nga rradhët tona. Angazhimi ynë për një shtet ku mbretëron drejtësia, rendi e ligji, nuk merr fund nga asnjë lloj presioni apo dhune, nga kushdo qoftë.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...