Policia gjermane ka arrestuar një sirian 17-vjeçar të dyshuar për përgatitje të një sulmi terrorist në Berlin, transmeton portali arbresh.info.
I dyshuari u arrestua në Uckermark, një qark në Bradenburg, njofton ministri i brendshëm Karl Heinz Schroter.
Detajet e mëtejshme mbeten të panjohura në këtë fazë, duke përfshirë edhe specifikat e komplotit të supozuar.
Evropa është në alarm nga frika e sulmeve terroriste. Kujtojmë se edhe Gjermania ishte viktimë e një sulmi terrorist më 19 dhjetor në tregun e Krishtlindjes, ku 12 persona mbetën të vdekur e më shumë se 50 u plagosën./Arbresh.info
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...