Tiger Woods, kampioni i madh i golfit i arrestuar për pak orë nga policia amerikane mbrëmjen e të dielës në Florida, ka dalë me një deklaratë për t’u mbrojtur nga akuzat, për abuzim me alkoolin.
Fituesi më i madh i të gjithë kohërave në sportin e golfit sipas BBC në momentin e arrestimit ka reaguar keq ndaj policisë, si pasojë e efektit që i japin disa mjekime që po merr pas operacionit që kreu disa ditë më parë.
“E kuptoj se veprimet e mia nuk ishin aspak të hijshme dhe mbaj të gjitha përgjegjësitë mbi aktet e mia”, nënvizon fillimisht Tiger Woods.
“Dua ti bëj të ditur publikut të gjerë dhe të gjitha fansave të mi se alkoli nuk ishte shkaku i reagimit tim, aspak korrekt”, ka transmeton SS.
“Ajo që ndodhi ishte reagim i papritur nga ana ime për shkak të mjekimeve që jam duke marrë të cilat japin efekte anësore tek unë, theksoi 41-vjeçari nga Kalifornia. Dua tu kërkoj falje të gjithëve për gjestet e mia veprime të tilla nuk do të përsëriten më nga unë, ju siguroj për këtë”, shtoi në fund Tiger Woods.
Kampioni i golfit u arrestua në Florida të Dielën në mbrëmje vetëm disa ditë pas operacionit të 4-t në vertbër të cilin e kreu për të lënë pas problemet dhe për t’iu rikthyer fushave të golfit.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...