Google ADS

Veseli: Ramushi dhe unë kërkuam votën për një lidership të sigurtë

13:55 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe ai, në takimin me veteranë kërkuan votën për një lidership të sigurtë dhe që merr vendime, shkruan arbresh.info.

“Këto zgjedhje kërkojnë përgjigje – kujt mund t’ia besoni sigurinë e fëmijëve tuaj dhe fëmijëve të fëmijëve tuaj?

Në takimin me veteranë, Ramushi dhe unë kërkuam votën e tërë Kosovës për një lidership të sigurt, një lidership që merr vendime”, ka shkruar Veseli në Facebook./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme