Dorëhiqet shefi i marrëdhënieve me publikun në Shtëpinë e Bardhë

13:56 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Drejtori i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë ka dhënë dorëheqje vetëm tre muaj pasi u punësua nga presidenti Donald Trump.

Mike Dubke, një strateg Republikan me përvojë u mor në punë për të përmirësuar strategjinë mediatike të Shtëpisë së Bardhë, transmeton portali arbresh.info.

Si pjesë e rrëmujës, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer thuhet se do të mbajë pozicionin e tij, por do të ketë më pak informime në media.

Riorganizimi ndjek raporte të rrëmujës në ekipin e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë.

Është raportuar që presidenti Trump ishte frustruar me konferencat për media në Shtëpinë e Bardhë. Ai madje ka propozuar që të mos jepen konferenca vetëm çdo dy javë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme