Kosova niset nesër për në Bullgari

13:07 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll, në orën 7:15 të mëngjesit të së martës, u nis drejt Sofjes së Bullgarisë, ku do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror në volejboll.

Ditë më parë përzgjedhësi i Kosovës në volejboll, Lorik Ilazi, ka bërë të ditur listën e 20 volejbollisteve të ftuara në kombëtaren e femrave.

Në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Shqipërisë, të shtunën në Gjilan, kombëtarja jonë u mposht 3:1, duke lënë përshtypje të mirë.

Kosova nga 31 maj deri më 4 qershor 2017, do të bëjë gara në grupin C, të raundit të dytë kualifikues.

Kosova do të bëjë gara me Bulgarinë, Malin e Zi, Turqinë, Zvicrën dhe Rumaninë.

Kualifikimet e grupit C, për botërorin “Tokio 2018” do të zhvillohen në Sofje të Bullgarisë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Turqisë më 31 maj, në 15:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme