Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se me LDK-AKR-Alternativa në pushtet, çdo student i diplomuar në Kosovë do të ketë të garantuar të paktën një vit punësim.
Pacolli tha para strukturave të partisë dhe qytetarëve të Gjakovës se do të mundësoj po ashtu që çdo familje, të ketë të paktën një person të punësuar, shkruan arbresh.info.
“Çdo student që kryen një fakultet ose një shkollë të lartë, ai automatikisht do të ketë punë së paku për një vit. Ai do të punësohet dhe gjatë këtij viti ai vetë do të ndërtoj ambientin e vet dhe folenë e tij. Nëse është punëtor i mirë ai do të jetë aty dhe do të punësohet”, u shpreh Pacolli.
I pari i AKR-së foli edhe rreth mundësive që do tu jepen të rinjve për të shprehur idetë e tyre për biznes dhe realizimin e këtyre ideve.
Pacolli tha se me AKR-në në Qeveri rritja ekonomike do të shkojë deri në 8 për qind duke u orientuar në ngritjen e kapaciteteve prodhuese.
Ai tha po ashtu se do të punoj në uljen e importit të produkteve serbe në Kosovë deri në 60 për qind./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1430953083636446/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?