Qeveria re do të angazhohet për integrim të vendit në strukturat euro-atlantike. Programi i qeverisë së re do të jetë lëndë debati këtu mes deputetëve por edhe mes qytetarëve. do të punojmë me shumë mund që ta përmbushim këtë program qeveritarë. Republika e Maqedonisë të hapërroj përpara dhe qytetarët e saj të kenë një jetë më të mirë.
Republika e Maqedonisë do të jetë shtet i të gjithëve. Marrim përgjegjësi që ti zbatojmë të gjitha reformat që janë pjesë edhe e Marrëveshjes së Përzhinës.Fokus i qeverisë së re do të jetë edhe rritja ekonomike. Paga minimale që në vitin e parë të mandatit në mënyrë ligjore do ta rrisim në 12 mijë denarë. Paga minimale 16 mijë denarë.
Prioritet i qeverisë së re do të jetë edhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nuk do të ndihmojnë edhe ndihmat e shtetit në këtë drejtim.Qeveria e re do ta mënjanoj taksën radiodifuzive. Do t’i zvogëloj harxhimet gjyqësore, noteriale dhe të përmbaruesve.Do ta zgjidhim çështjen e administratorëve që rijnë në shtëpi dhe marrin paga.Zhvillimi i barabartë rajonal do të jetë një ndër prioritetet e qeverisë së Zaevit. Ndarja e mjeteve buxhetore do të jetë transparente.Reforma më e madhe do të jetë ajo në sistemin gjyqësorë. Synojmë një sistem gjyqësor që do të shkarkohet nga kthetrat e politikanëve.
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...