Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur kancelares gjermane Angela Merkel e cila tha ditë më parë se BE-ja nuk duhet të mbështetet më në SHBA-të, shkruan portali arbresh.info.
Trump ka thënë se vendi i tij ka një deficit tregtar me Gjermaninë dhe se ata paguajnë shumë më pak në NATO dhe ushtri.
“Ne kemi një deficit masiv tregtar me Gjermaninë, plus ata paguajnë shumë më pak se sa duhet në NATO dhe ushtri. Shumë keq për SHBA-të. Kjo do të ndryshojë”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter.
Gjithashtu edhe ministri i jashtëm gjerman ka kritikuar ashpër administratën amerikane, duke thënë se po shkon rrugës së gabuar./Arbresh.info
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”