Google ADS

Pacolli: LDK-AKR-Alternativa, lista më e pastër në historinë e zgjedhjeve (LIVE)

12:46 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se AKR dhe LDK kanë një bashkëpunim dhe përshtatje shumë të mirë dhe të natyrshëm.

Pacolli, para strukturave të partisë dhe qytetarëve në Gjakovë ka thënë se lista e kandidatëve me deputetë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa është lista më e mirë dhe më e pastër ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve të Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Ne kemi edhe një gjenezë me LDK-në. Është hera e parë që bashkëpunojmë dhe shoh se është bashkëpunim i natyrshëm dhe shpresoj që qytetarët e kuptojnë këtë. Lista me deputetë, lista më e mirë dhe më e pastër e të gjitha zgjedhjeve që kanë ndodhur në Kosovë. Janë njerëz të devotshëm, janë njerëz të punës ku mbi 46 për qind përfaqësohet nga gjinia femërore e mbi 60 për qind përfaqësohet nga rinia”, u shpreh Pacolli./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1430953083636446/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme