Përleshje masive në Obiliq, një i therur me thikë

10:22 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Janë arrestuar nëntë të dyshuar shqiptarë në Obiliq pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike me ç ‘rast një person ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i prehtë, thikë, shkruan arbresh.info.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedure të rregullt./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme