Ombre… nëse keni menduar se këtu do të përfundonin emrat e çuditshëm të trendëve për ngjyrosjen e flokëve, atëherë jeni mashtruar.
Flokët e mrekullueshme, të cilat duken sikur sapo jeni kthyer nga pushimet në ndonjë ishull tropikal, mund të arrihen edhe pa shkuar në vise të nxehta, e hiti aktual janë flokët e ngjyrosura me trendin “palm painting”, të cilat duken me të vërtetë natyrore. Një pamje e tillë arrihet me anë të gishtave, prandaj edhe quhet “palm painting”, respektivisht ngjyrosje me shuplakë të dorës. Teknika e re është duke u përhapur si epidemi nëpër rrjetet sociale. Njëri ndër ekspertët e parë që e aplikoi këtë trend është Marcos Verissimo, kolorist nga Londra. Ai na shpjegon se, sipas kësaj metode, flokët ngjyrosen vetëm me duar, pa përdorë krehër, e as brushë, transmeton Kosova Sot.
Nuk ekziston asnjë rregull për vendosjen e ngjyrës dhe, kjo d.m.th. se nuk ka vija të ashpra. Pamja përfundimtare është e butë dhe natyrore. Flokët e ngjyrosura në këtë mënyrë mirëmbahen me lehtësi dhe, për shkak se nuk ka nevojë për korrigjime të shpeshta, flokët do të jenë më të shëndosha. “Palm painting” mund të përdoret te të gjitha gjatësitë e flokëve, por megjithatë preferohet për flokët me gjatësi të mesme, apo të madhe, meqë te flokët e shkurtra është më vështirë të arrihet efekti adekuat.
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...