Shpërthim i ri në Bagad në ditë Ramazani

09:09 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Një shpërthim i dytë ka goditur qendrën e Bagdadit disa orë pasi ISIS mori përgjegjësinë për një makinë bombë që la të paktën 13 të vdekur në një dyqan akulloresh.

Sipas raportimeve momental numri i të vdekurve në sulmin e dytë është tre, ndërsa të plagosur gjashtë, transmeton portali arbresh.info.

Bombardimet e fundit kishin në shënjestër lagjen Karrada, e cila u godit nga një bombë masive në korrik 2016, që vrau të paktën 324 njerëz, sulmi më vdekjeprurës në Irak që nga pushtimi i SHBA-ve në 2003.

Të dyja shpërthimet ndodhën gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, gjatë të cilit njerëzit qëndrojnë deri vonë dhe shumë prej tyre hanë jashtë për t’u përgatitur për agjërimin e ditës tjetër.

Agjencia e lajmeve Amaq që kontrollohet nga ISIS mori përgjegjësinë për sulmin në Karrada, një qark kryesisht me shiitë.

Isis shpalli një “kalifat” mbi pjesë të Sirisë dhe Irakut në vitin 2014./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme