Google ADS

Zyrtare: Klubi i madh italian mbetet pa trajner (FOTO)

09:02 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Klubi i madh italian, Roma, ka mbetur pa trajner, përcjellë Arbresh.info.

Roma ka njoftuar se Luciano Spalleti do të largohet nga ‘Olimpico’.

“Duam ta falënderojmë nga zemra Luciano Spallettin për punon e tij të shkëlqyer dhe kontributin që ka dhënë pas rikthimit”, tha presidenti i Romës, Jim Pallotta.

“Nën udhëheqjen e tij, ekipi fitoi më së shumti pikë dhe shënoi më së shumti gola në histori të Romës. I urojmë shumë fat në të ardhmen Lucianos”, shtoi ai. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme