Moldavia dëbon pesë diplomatë rusë

08:52 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti moldavian Igor Dodon ka shprehur zemërim ndaj ministrisë së jashtme të vendit për shkak të vendimit për të dëbuar pesë diplomatë rusë. Presidenti e ka quajtur provokim direkt. 

Reagimi i presidentit vjen pasi Ministria e Jashtme e Moldavisë dërgoi një letër në ambasadën ruse në Kishinau duke informuar që pesë diplomatë rusë duhet të largohen nga vendi brenda 72 orëve, transmeton portali arbresh.info.

Moska ka konfirmuar pranimin e letrës.

“Sot, ambasada ruse në Kishinau mori një shënim nga Ministria e Jashtme e Moldavisë duke deklaruar disa diplomatë rusë persona non grata”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova.

Zakharova e quajti situatën “paradoksale por edhe indikative”, duke shtuar se kjo nuk ka të bëjë fare me punën e diplomatëve rusë, por më tepër reflekton luftën e brendshme politike të Moldavisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme