Google ADS

ISIS hedh në erë dyqanin e akulloreve, të paktën 13 viktima

08:23 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një shpërthim i madh që shkatërroi një dyqan akulloresh në qendër të Bagdadit.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e tmerrshëm mbi irakianët e pafajshëm, që besohet se është shkaktuar nga një makinë bombë me telekomandë, transmeton portali arbresh.info.

Shpërthimi tronditi qytetin në mesnatë – duke goditur në kohën kur myslimanët ishin nisur nëpër restorante për të prishur agjërimin ditor.

Dyqani i akullores al-Faqma është e vizituar nga familjet dhe ka një pjesë të madhe karrigesh në tarracë që barti gati të gjitha pasojat e shpërthimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme