Kuvendi i Kosovës së fundmi e ka miratuar Ligjin e Shërbimeve, i cili do të ketë ndikim të rëndësishëm në mënyrën e funksionimit të sektorit të shërbimeve në Kosovë.
Për këtë arsye, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon takimin informues, ku do të mësoni mbi hollësitë e ndikimit të këtij ligji në ekonominë e Kosovës, me theks të veçantë në sektorin e shërbimeve.
Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin e Shërbimeve me nëntë mars, i cili u publikua në Gazetën Zyrtare me 3 prill. Me këtë ligj Direktiva e Shërbimeve BE do të transpozoj legjislacionin kombëtar.
Qëllimi i Ligjit është të përfshij dispozita të caktuara në legjislacionin kombëtar duke pasur parasysh qasjen e harmonizimit gradual.
Përmes transpozimit të Direktivës së Shërbimeve BE Ligji do të ndihmoj në krijimin e kornizës legjislative kombëtare, e cila do të jetë më e favorshme për biznese.
Kjo do të ndodh sidomos në fushën e themelimit të kompanisë, duke zvogëluar ngarkesat administrative për ofruesit e shërbimeve dhe me krijimin e Pikës së Vetme të Kontaktit.
Kontributi i mëtejmë në mjedis më të mirë të bizneseve në Kosovë do të jetë vazhdimi i aktiviteteve të nxitura nga Ligji.
Domethënë shqyrtimi i legjislacionit kombëtar dhe paraqitja e procedurave të njoftimit për të ndaluar miratimin e legjislacionit të ardhshëm me dispozita të cilat janë në kundërshtim me kërkesat e Ligjit të Shërbimeve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...