Javën e kaluar, Moska u vizitua nga Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov dhe një koment i bërë Presidenti rus, Vladimir Putin nuk u prit mirë në Bullgari.
“Alfabeti (cirilik) dhe literatura sllave erdhi tek ne nga toka maqedonase”, i tha Putin Ivanovit gjatë takimit mes tyre.
Si përgjigjje, Ivanov përkujtoi veprën e vëllezërve Cyril (Kirili) dhe Methodius (Metodi), themeluesit e alfabetit glagolitik, që shërbeu si bazë për alfabetin cirilik.
Por në ditën që Ivanov mbërriti në Moskë, në Bullgari festohej Dita e Alfabetit Sllav.
“Më habit fakti që presidenti i vendit më të madh sllav nuk njeh historinë. Rusia, që flet për sllavët dhe ortodoksizmin, nuk njeh historinë”, deklaroi për mediat vendase ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.
Vetë kryeministri bullgar, Bojko Borisov u tregua më i përmbajtur.
“Ne duhet të falenderojmë vëllezërit e shenjtë Cyril dhe Methodiues që sot afërsisht 300 milionë njerëz lexojnë dhe shkruajnë në cirilike, që pasuron kulturën europiane”, tha ai.
Ndërkohë, ish-ambasadori bullgar në Moskë, Ilian Vassilev thotë se Putin po përdor si kukulla të tij Serbinë dhe Maqedoninë për të bërë presion ndaj Bullgarisë.
Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar edhe shumë politikanë dhe diplomatë vendas, që e kanë quajtur deklaratën e Putin një provokim ndaj Bullgarisë.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...