Intel liron çmimet e procesorit Core i3-7350K

23:46 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Kompania Intel ka vendosur të lirojë çmimet e procesorit Core i3-7350K. Procesori tash do të kushtojë 150 dollarë, derisa çmimi paraprak ishte 184 dollarë në tregun e jashtëm.

Core i3-7350K punon në frekuencat prej 4,2 GHz, por nuk ka funksionin Turbo Boost. Megjithatë, aty është HyperThreading. Procesori po ashtu ka 4 MB L3 cache memorie.

Me çmimin e ri, ai do të jetë dukshëm më konkurrues ndaj çipave AMD Ryzen 5-1500X dhe Ryzen 5-1400 me katër bërthama.

Për dallim nga Ryzen 5 quad-core, Core i3-7350K nuk ka ftohës dhe ky do të jetë një shpenzim ekstra për blerësit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme