Google ADS

Kajtazi: Është mundësia që asnjëri nga këta kandidatë të mos jetë kryeministër

23:41 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Vehbi Kajtazi në emisionin Debat plus ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka qenë asnjëherë në pushtet.

“Pozita e kryeministrit i është ofru atë kohë nga Rugova. Edhe tash nuk do të vinte në pushtet i AAK-së osë në koalicion me NISMA-në. Ardhja e tij në pushtet mund të vijë nga PDK-ja pasi që Ramush Haradinaj e ka një përqindje tepër të vogël mbështetje të elektoratit”, ka thënë ai.

Sipas Kajtazit ardhja në pushtet vijë nëpërmjet votës së PDK-së.

“Haradinaj si politikan ka punuar gjatë që ta fitoj sërish pozitën e kryeministrit. Nuk ka zgjedh mjet të arrij një gjë të tillë ka qenë i gatshëm të nënshkruaj me të gjitha subjektet politike, i ka shkelur të gjitha vijat e kuqe që thoshte vetëm për ta arritur këtë. Ka arritur një mbështetje falë arrestimit por tani secili komandantë i ka mbështetësit e vet”, ka thënë ai.

Sipas Kajtazit nuk është e sigurt që ndonjëri nga tre kandidatët do të jetë kryeministër.

“Matematika mund të ndryshoj pas zgjedhjeve. Nuk munden ta mbështesin fuqinë e tyre tek minoritetet. Nuk e përjashtoj mundësinë që PDK e përjashton AAK prej koalicionin dhe e merr LDK në bashkëqeverisje”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme