Ushtria filipinase ‘përparon’ në betejën kundër militantëve islamikë në Marawi

22:52 | 29 Maj 2017
Trina Galanxhi

Ushtria e Filipineve ka deklaruar se është duke përparuar në rimarrjen e qytetit Marawi.

Përleshjet mes militantëve islamikë kanë lënë të vdekur të paktën 100 njerëz, transmeton portali arbresh.info

Sipas ushtrisë, militantët tani kontrollojnë vetëm një pjesë të vogël brenda qytetit jugor të Filipineve.

Megjithatë, ende raportohet se betejë e ashpër është duke u zhvilluar në terren dhe se mijëra civilë janë të bllokuar.

Deri me tani dihet për 90 civilë të vdekur, ndërsa disa u gjetën të vdekur në një luginë.

Militantët që janë aleatë të të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë dalë në rrugët e Marawit janë e kaluar, pasi ushtria u përpoq të kapte njërin nga udhëheqësit e tyre të lartë.

_96256135_4d495dfe-8149-4ac4-ab8b-074b645c7493

Që nga momenti i shpërthimit të përleshjes shumë banorë janë larguar nga qyteti, por një zyrtat lokal ka bërë të ditur se rreth 2 mijë njerëz nuk kanë qenë në gjendje të largohen nga zonat që mbahen nën kontrollë nga militantët.

Dhuna filloi kur ushtria dështoi në përpjekjen e saj për të kapur Isnilon Hapilon, që besohet të jetë udhëheqësi kryesor i ISIS-it në Filipine.

Presidenti Rodrigo Duterte  shpalli ligjin ushtarak në ishullin jugor të Mindanao, ku ndodhet Marawi.

Filipinet , vend me shumicë katolike, është përballur me lëvizje separatist myslimane në dedaka në Mindanao, ku një pjesë e madhe e popullsisë i përkasin komunitetit mysliman.

Marawi njihet si ‘Qyteti Islamik’ në Filipine, pasi shumica e popullsisë janë myslimanë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme