6 Gjërat idiote që i thotë shefi

21:49 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Sipas një studimi këto shprehje tregojnë shumë për shefin tuaj dhe padyshim janë gjërat më idiote që dikush mund të thotë, transmeton arbresh.info.

  1. “Mos e zgjat më” – kjo tregon që bosi nuk di t’i përgjigjet kërkesës suaj prandaj përdor autoritetin e tij/saj për të provuar ta kontrollojë situatën.
  2. “Mos të pëlqeftë ja dera” – është rasti më tipik kur injoranca e shefit kthehet në arrogancë dhe në vetëbesim të tepruar.
  3. “Të gjithë jeni të zëvendësueshëm” – kur shefi thotë këtë është zakonisht shenjë për ta mbyllur debatin sepse ai/ajo nuk dinë si të japin zgjidhje për problemin që kanë përpara.
  4. “Kështu i kemi bërë gjithmonë gjërat” – është shprehje tipike e shefit mendjengushtë që ka frikë nga ndryshimet dhe frikësohet se nuk do të mund t’i përballonte idetë e sfidat e raja.
  5. “Është e gjitha merita ime” – psikologët insistojnë se individët që mundohen të marrin kredite të pamerituara zakonisht e bëjnë ngaqë e dinë që puna e tyre e ndershme kurrë nuk do të mund të arrijë të jetë njëshi.
  6. “Bosi lektor” – psikologët thonë që kur shefi e përmirëson dikë para të gjithë stafit do të tregojë rolin e tij dominues që sipas psikologëve është vetëm përpjekje për të kompensuar dhe për ta rritur vetëbesimin e tij.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme