Bisedimet e javës së kaluar mes krerëve të institucioneve të BE-së dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë mbajtur në një ‘atmosferë’ të mirë, por nuk ka marrëveshje të re, thanë zyrtarët në Bruksel, duke hedhur poshtë komentet nga kreu turk.
Tensionet mes Turqisë dhe BE-së kanë filluar që nga përpjekja për grusht shtet në korrik të vitit të kaluar, megjithatë blloku varet nga ndihma e Ankarasë mbi migracionin dhe konfliktin në Siri, transmeton portali arbresh.info
Pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker javën e kaluar në Bruksel, Erdogan u citua të ketë thënë se ai ishte paraqitur me një afat të ri 12-mujor për rinovimin e lidhjeve.
Zyrtatër e lartë të BE-së kanë shprehur skepticizëm, duke thënë se nuk ka afate formale.
“BE-ja ka në prioritet një takim me Turqinë këtë vit, por çdo përmirësim në lidhjet dypalëshe do të varet nga zgjidhja e Erdoganit të paktën disa nga shumë pika grindjesh”, thanë ata, në kushte anonimiteti për mediat e ndërkombëtare.
BE-ja vazhdon të mbetet e shqetësuar se ligjet anti-terror në Turqi janë shumë të gjëra dhe po përdoren për të përndjekur edhe kritikët e Erdoganit.
Tuqia nën anën tjetër, ankohet për përparimin e ngadaltë në bisedimet rreth hyrjes së saj në BE, liberalizimin e vizave dhe lëvrimin e fondeve të BE për refugjatët sirianë që jetojnë në Turqi.
Blloku thotë se Erdogan duhet së pari të adresojë shqetësimet mbi të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe duhet të punojë me Këshillin e Europës./Arbresh.info
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...