Google ADS

Gjuriq: Lista Serbe është e vetmja garanci për serbët e Kosovës

20:37 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Dialogu Prishtinë-Beograd është i rëndësishëm për serbët, duke theksuar se Lista Serbe është e vetmja garanci për serbët e Kosovës, ka thënë Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Ai duke Duke folur me studentët e Sigurisë në Fakultetin e Beogradit, ai iu tha atyre se Kosova është temë e vështirë për ata që studiojnë fenomenin e sigurisë, pasi sipas tij Kosova është zonë e vogël dhe me plotë ndikime gjeopolitike, çka rezulton me jostabilitet potencial.

Gjuriq gjithashtu ka lavdëruar Beogradin, duke thënë se qëndrimet e Serbisë ishin vendimtare që sado pak të ketë një qetësim të situatës.

“Zgjedhjet e 11 qershorit janë të rëndësishme sidomos për sigurinë e serbëve të Kosovës, për shkak se atje ka një rritje të ekstremizmit politik, dhe është vetëm Lista Serbe në gjendje për ta parandaluar formimin e Ushtrisë së Kosovës”, tha Gjuriq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme