Majrusi do dhunohet nga Enida pas daljes nga Big Brother

18:44 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Pas festës së beqarisë, djemtë vuajtën shumë nga partneret e tyre xheloze.
Edhe pse ato dhe publiku nuk kanë parë asgjë nga ato çfarë ka ndodhur me djemtë, që u “zhdukën” nga ekrani për afro 2 orë të premten, serish janë shfaqur të mërzitura madje edhe ndëshkuan djemtë.

Por ndërsa “vëllai i madh” vendosi që të mos i publikojë këto pamje as gjatë spektaklit të së shtunës, me premtimin se do të publikohen në spektaklin e radhës, djemtë brenda shtëpisë komentojnë se çfarë do të ndodhë kur ato të shikohen nga partneret e tyre.

Për Olsin më keq ka për ta pësuar Marjusi, i cili nuk vuajti edhe aq shumë nga Enida kur u kthye në shtëpi pas feste.

“Fut e bjer Enida, Marjusit”, shprehet Olsi teksa është duke biseduar me Danjelin për spektaklin e kësaj të shtune, kur priten të transmetohen edhe klipi me festën e beqarisë.

Mbetet për t’u parë spektakli i kësaj të shtune për të mësuar se çfarë realisht ka ndodhur gjatë festës dhe kush nga djemtë e ka tepruar dhe përse Olsi mendon se Enida do të “rrahë” Marjusin./Big Brother

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme