Kandidati për deputet: Meshkujve që bëjnë seks me gratë e të tjerëve, do ua presim”… (VIDEO)

17:57 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për deputet i Aleances Demokristiane për qarkun e Gjirokastrës, Hazbi Kasaj, mbahet mend për mallkimin që bëri disa vite më parë për ata që nuk e votonin.

“Ju zëntë kanceri në grykë e vdekshi të gjithë”, ishte shprehur ai.

Por edhe kësaj here, ai ka habitur me programin e tij elektoral.

Gjatë një interviste, Hazbiu propozon që meshkujve që do të bëjnë seks me gratë e të tjerëve apo me vajzat pa dëshirën e tyre, do t’u prihet penisi. Ai propozon shtëpitë publike, për të shmangur këtë veprim.

Gazetari ka shpërthyer në të qeshura dhe e ka pyetur nëse këtë e ka pjesë të programit.

“Po po e kam, duke bërë shtëpi publike unë ta kam zgjidhur këtë problem. Gruan e tjetrit s’ke pse e ngacmon kur ajo nuk do”, është shprehur ai.

“Po kjo nuk lejohet”, i thotë gazetari.

“Po do ta votojmë mo në parlament dhe do t’ua presim”, ka vazhduar ai.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ZoekKPopbtE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme