Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) të hënë mbajti mbledhjen e rregullt ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi listën e Shitjes së Aseteve 34, si dhe depozitat e tyre.
Po ashtu u shqyrtua raporti i BSPK-së lidhur me kërkesat e bordit të mbledhjes së gushtit dhe nëntorit 2016 që ndërlidhen me çështjet e shpërndarjes së 20%.
Bordi shqyrtoi raportin e Komisionit të Banesave me ç’rast miratoi shitjen e katër banesave. Veç kësaj bordi shqyrtoi dhe miratoi raportin e komisioneve për përcaktimin dhe vlerësimin e çmimit të tregut për qiradhënie të aseteve të N.Sh-ve.
Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe kontrata për shitjen e materialit të dunitit dhe materialit shkëmbor të ndërmarrjes së re MIM Golesh. Bordi me këtë rast u dakordua që kjo shitje të zhvillohet me tender publik.
Gjithashtu, bordi shqyrtoi raportin për Ndërmarrjen e Re “Dubrava Live Stock Dairy Farm” dhe miratoi lirimin e saj nga monitorimi i AKP-së duke e cilësuar njëkohësisht si storie suksesi sa i përket ndërmarrjeve të privatizuara me spin off-special dhe me kushte.
Bordi miratoi edhe dhënien në shfrytëzim të barakave të NSH “Auto Prishtina” për Termokosin pa pagesë. Me këtë rast bordi miratoi edhe rritjen e buxhetit për NSH-të në likuidim si dhe raportet e shpërndarjes së përkohshme për ndërmarrje shoqërore në likuidim MIT134 Noviteti, PEJ135 Ereniku Tregtia, PEJ189 Barnatoret e Pejës, PRN035 Ramiz Sadiku dhe PRZ002 Kosova Vera, ku shuma e përgjithshme është 175,407.04 euro.
Bordi miratoi propozimin për vendosje në likuidim të NSH Përparimi-Prishtinë, thuhet në komunikatën e AKP-së.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...