Google ADS

PZAP rrëzon një vendim të KQZ-së (DOKUMENT)

16:17 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar një apel nga Koalicioni SDA-BSDAK me seli ne Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit te KQZ-së, me të cilin vendim sipas parashtruesit të apelit janë larguar nga lista 10 kandidatë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të koalicionit SDA-BSDAK, për shkak se janë të etnisë shqiptare.

Në dokumentin që ka sigurua PZAP ka aprovuar si të bazuar apelin e koalicionit SDA-BSDAK duke anuluar vendimin paraprak të KQZ-së dhe të njëjtin ia ka kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje, shkruan Zeri.

Më poshtë keni edhe dokumentin i cili dëshmon rrëzimin e këtij vendimi të KQZ-së.

pzap-1496066682-311547

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme