I dashuri e dhunoi dhe e mbajti me vite të mbyllur

15:41 | 29 Maj 2017
L G

Një vajzë e re e moshës 21 – vjeçare në Monza të Italisë ka treguar historinë e sa të trishtë me një shqiptar.

Ajo ka thënë se shkurtin e kaluar kishte denoncuar në polici ish të dashurin pas një periudhe të gjatë dhune, kur vajza ishte ende minorene. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në shtator të vitit 2012 deri në fund të vitit 2013.

Pas një zënke i dashuri e ka rrëmbyer dhe më pas e ka përdhunuar, duke e mbajtur kështu të mbyllur për ditë me radhë në një dhomë në banesën ku jetonte. Ka qenë ky një makth i vërtetë për të renë, historia e dashurisë të së cilës përfundoi me tmerr. Më pas djali vijonte ta kërcënonte herë pas here. “Do të jesh gjithmonë e imja dhe nëse më denoncon do të të bëj keq ty dhe familjes tënde”.

Kanë qenë këto fjalët që djali i thoshte herë pas here. Pasi vajza e ka denoncuar, i riu me origjinë shqiptare ka përfunduar në pranga. Akuzat që rëndojnë mbi të janë shumë të rënda.

Mes tyre renditen: dhunë seksuale, rrëmbim personi, përndjekje dhe akte të tjera të dhunshme.

Të dy ishin takuar kur vajza ishte ende 12 vjeçe dhe në vitin 2012 ata filluan një lidhje serioze dashurie.

Që atëherë, sipas padisë që ka bërë 21 vjeçarja, do të zbulonte se i dashuri i saj ishte dukshëm agresiv, gjë e cila kishte nisur të bëhej konstante gjatë lidhjes se tyre dhe edhe pasi ajo përfundoi në vitin 2013 me vullnetin e shqiptarit.

Ndërmjet viteve 2015 dhe në fillim të 2017, 24 vjeçari kishte tentuar në disa raste të rikthehej në lidhje me italianen.  E lodhur dhe e frikësuar, 21 vjeçarja vendosi që vetëm në shkurt ta denonconte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme