Kikirikët dhe produktet ushqimore që i përmbajnë ato, si gjalpi i kikrikut, vaji, apo mielli i kikirikut, përdoren gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, për vlerat ushqyese dhe çmimet e përballueshme. Fatkeqësisht, shumë njerëz kanë alergji nga kikirikët dhe mund të kenë reaksion prej tyre, si acarim të lëkurës, apo lot në sy, e deri tek alergjitë e forta që mund të shkaktojnë vdekjen. Prindërit i kanë këshilluar që të mos u japin ushqime me kikirikë fëmijëve nën moshën 3-vjeçare.
Por disa udhëzime të reja të Insituteve Kombëtare të Shëndetit sugjerojnë që fëmijëve t’u jepen produkte të kikirikëve në moshë të vogël, për të parandaluar zhvillimin e alergjive. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke bisedoi për këtë çështje përmes skype-it me Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, pjesë e Insituteve Kombëtare të Shëndetit.
Kikirikët janë mes ushqimeve më popullore për vaktet e zemrës. Sanduiçi me gjalpë kikiriku dhe reçel është një drekë tipike për fëmijët amerikanë.
Por rreth 2 për qind e nxënësve amerikanë kanë alergji nga kikirikët dhe kjo shifër është duke u rritur. Deri tani, mjekët pediatër kanë këshilluar që fëmijëve nën moshën 3 vjeçare të mos u jepen ushqime me përmbajtje kikirikësh. Por një studim i kryer në vitin 2015 në Britani, tregon se ky fakt mund ta ketë shtuar më shumë problemin.
“Është vënë re, se në Izrael, ku është e zakonshme që foshnjeve t’u jepen kikirikë në në muajt e parë të jetës, rastet e alergjisë janë shumë më të rralla se sa e fëmijëve hebrej që jetojnë në Britani, rreth 80 për qind më pak,”– thotë Dr. Fauci.
Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, thotë se ky zbulim i habitshëm do të thotë se foshnjet kanë në trupin e tyre një mekanizëm, i cili mund të stërvitet për të mos reaguar negativisht ndaj kikirikëve. Ky mekanizëm mund të ndryshojë, kur fëmijët mbushin 1 vjeç. Ai thotë se një ekip ekspertësh ranë dakord për disa udhëzime të reja për pediatrët amerikanë, të specializuar për alergjitë e fëmijëve.
“Në se një fëmijë ka patur acarim të rëndë të lëkurës, deri në ekzemë, apo alergji nga vezët në 4 deri 6 muajt e parë të jetës, ai duhet çuar tek një specialist i alergjisë, i cili t’i bëjë analizë gjaku, apo të lëkurës, për të përcaktuar në se fëmija ka alergji nga kikirikët. Në se fëmija ka alergji, nuk duhet marrë mbi vete rreziku për t’i dhënë atij ushqime me kikirikë dhe në rast të kundërt, atij mund t’i jepen produkte të kikirikëve që në 4-6 muajt e parë të jetës.”
Në se fëmija ka acarim jo të madh të lëkurës dhe alergji jo të fortë nga vezët, pediatri mundet t’i rekomandojë prindërve që t’i japin fëmijës produket me kikirikë që kur është 6 muajsh, shkruan voa, përcjellë Klan Kosova. Këtij fëmije nuk është e nevojshme t’i bëhen analiza për kikirikët. Fëmijëve që nuk kanë alergji, apo histori alergjish në familje mund t’u jepen kikirikë në çdo moshë. Ky është përfundimi i studimit të ri për alergjinë nga kikirikët.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...