Inaugurohet lapidari i Dëshmorit të Kombit, Sami Bogiqi

14:15 | 29 Maj 2017
M. A.

Më rastin e 19 vjetorit të rënjes së dëshmorit Sami Bogiqi nga Vukoci, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me ministrin ne detyrë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala dhe djalin e dëshmorit, bënë prerjen e shiritit në zbulimin e pllakës përkujtimore, në nderim të dëshmorit Sami Bogiqi.

Me këtë rast Kryetari Lladrovci u bëri thirrje Qeverisë së ardhshme që të parashohin buxhet për ndërtimin e lapidarëve, e jo këtë financim ta bëjnë familjarët, siç kanë bërë deri më sot.

Pas aktiviteteve kulturo-artistike, u bë prerja e shiriti dhe vendosja e buqetave me lule nga të pranishmit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme