Google ADS

Ish-komandanti i UÇK-së, Adem Shehu i bashkohet AKR-së (VIDEO)

14:22 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Ish-komandanti i Brigadës 153 të UÇK-së Adem Shehu i është bashkuar sot Aleancës Kosova e Re.

Shehu me prejardhje nga jugu i Shqipërisë tha me këtë rast se kishte fatin që ka vepruar në Gollak në kohë lufte në Kosovë.

Ai shtoi se e ka lexuar programin politik dhe ekonomik të AKR-së duke shprehur bindjen se kjo parti do të fitoj, shkruan arbresh.info.

“Kosovën e takova në ditë më të vështira me 157 ushtarë të tjerë nga ushtria londineze. Po ashtu nga pjesa e Çamërisë dhe Kosovës pas 20 viteve përvojë në ushtri e vesha uniformën e UÇK-së”, ka thënë Shehu.

Ndërkaq, shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së në zgjedhjet e 11 qershorit, Rrahim Pacolli tha se AKR ka kënaqësi të veqantë që sot i bashkohet një njeri që ka dhënë shumë për Kosovën si Adem Salihu.

“Është një kënaqësi, është një gëzim shumë i madh për AKR-në dhe për qytetarët e Kosovës që e duan AKR-në në Qeveri. Nëse nesër AKR do të jetë në qeveri, njerëzit si Adem Shehu që kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës kundër okupatorit serb, kanë të gjithë ta drejtat për të qenë në parti politike, të kenë nënshtetësinë dhe të drejtat që i gëzojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1430003210398100/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme