Nga Kukësi pritet të largohen shumë lojtarë, por pjesa më e madhe e tyre nuk janë titullarë.
Drejtuesit kanë bërë me dije se do të ruhet boshti dhe një gjë e tillë vjen pas një urdhri që ka dhënë presidentit Gjici.
Por, dilema e vetme që klubi verilindor ka është në lidhje me kohën kur këta futbollistë do të largohen.
Ata janë në kontratë me klubin deri në përfundim të Kupave të Europës dhe nuk dihet nëse do të largohen para apo pas tyre.
Por, burime të besueshme të “Panorama Sport” kanë bërë me dije se Kushtrim Lushtaku tashmë nuk është më pjesë e ekipit.
Ai nuk ka pranuar të udhëtojë me skuadrën në drejtim të Gjirokastrës, pasi ishte jo i kënaqur me minutat e pakta që ka pasur në dispozicion.
Në ditët në vijim futbollisti do të marrë edhe dokumentacionin për t’u larguar nga klubi.
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...