Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në mes të gjithë mekanizmave të sigurisë gjatë procesit elektoral.
Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike dhe se pret që edhe zgjedhjet e këtij viti të jenë në të njëjtën frymë.
Në takim u bisedua edhe për gjendjen e sigurisë në kontekst të fushatës elektorale dhe u nënvizua nevoja për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve të të gjithë protagonistëve.
“Të gjithë ata që e duan Kosovën, janë për proces elektoral të qetë e të suksesshëm”, u shpreh Thaçi dhe shtoi se është e rëndësishme që të përsëritet mesazhi që Kosova duhet të vazhdojë të dëshmojë se organizon zgjedhjet të standardeve më të larta.
Sipas tij, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e standardeve më të larta. “Edhe këtë herë kemi siguruar vëzhgues që do të vërtetojnë se procesi elektoral është i këtyre standardeve”, u shpreh Presidenti Thaçi.
“Bëj thirrje edhe një herë te të gjithë që të angazhohemi për një proces të drejtë, të lirë dhe demokratik”, u shpreh Presidenti Thaçi.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...