Kurti e quan kriminale marrëveshjen e PTK-së me Z mobile (VIDEO)

11:58 | 29 Maj 2017
arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur kriminale marrëveshjen mes PTK’së e Z mobile.

‘Marrëveshje kriminale që iu shtua kontratës kriminale mes Valës e Z-Mobile. Bëhet fjalë për forcimin e Z-Mobile, e falimentim të Valës’,ka thënë ai.

Kurti ka thënë se do të shpallin gjendje të krizës në PTK e telekom, në mënyrë që kjo kompani të bëhet shtyllë e zhvillimit ekonomik.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për krim të organizuar, por edhe krim institucional. 11 qershori është mundësi që të t’i hapet rrugë rimëkëmbjes së Postës e Telekomit”, ka shtuar ai.

Ndërsa udhëheqësi për komunitetin për telekomunikacion në Lëvizjen Vetëvendosje, Ismet Hamiti e ka quajtur mashtrim marrëveshjen mes PTK’së dhe Z-mobile, duke thënë se humbësja  e vetme është vetëm Posta dhe Telekomi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10154331500237000/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme