Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar ndaj pamundësisë për t’u regjistruar të gjithë mërgimtarët për të votuar në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit.
Për dështimin në këtë proces ajo ka bërë fajtore KQZ-në, Ministrinë e Diasporës dhe përfaqësitë diplomatike, shkruan arbresh.info.
Këko komente ajo i ka bërë në ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës për “Rritjen e transparencës financiare gjatë fushatës zgjedhore”.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, duke thënë se janë aty për diçka tjetër.
Vetë Daka është arsyetuar se problemi me regjistrimin e mërgimtarëve ka ardhur si pasojë e afatit të shkurtër.
Një ditë më parë, KQZ-ja ka publikuar listën e plotë të mërgimtarëve me të drejtë vote, pas së cilës pati reagime të atyre që nuk janë përfshirë në këtë listë./arbresh.info/
Laporta: Refuzova 250 milionë për Yamal
Begaj viziton arbëreshët e Italisë: Do të mbetet një kujtim ...
Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë ...
“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thot...
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkal...
Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë