Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) nënshkruajti sot Deklaratën për “Rritjen e transparencës financiare gjatë fushatës zgjedhore”.
Shpend Emini nga D4D tha me këtë rast se mungesa e auditimit të financave të partive politike është e dëmshme për proceset demokratike në Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai kërkoi nga legjislativi i ardhshëm që të caktoj auditorët që bëjnë auditimin e financave të partive politike.
“Mungesa e auditimt e dëmshme për proceset demokratike në Kosovë. Auditimit i rregullt i partive politike është në interes të procesit të demokratizimit. Partitë politike duhet të jenë shembull për shoqërinë. Ato duhet të shfaqen para publikut më transparente dhe më llogaridhënie”, tha Emini.
Ndërkaq, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se fatkeqësisht KQZ-ja nuk ka kompetenca në auditimin e subjekteve politike.
Sipas saj, transparenca është një prej themeleve të demokracisë.
“Fatkeqësisht ne nuk kemi ndonjë kompetencë në auditimit të subjekteve politike dhe e vetmja çështje që ne si KQZ e kemi në kuadër të kompetencave tona është caktimi i shpenzimeve për votues ku edhe këtë vit kemi marrë vendim që shpenzimi për një votues për secilën parti është 0.50 cent”, u shpreh Daka.
Ajo tha se shpreson që Kuvendi i ardhshëm do t’i merr kompetencat e veta për auditimin e partive politike./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1429909813740773/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...