Lajçak: Formimi i qeverisë shënon fundin e krizës politike

10:31 | 29 Maj 2017
arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, thotë se formimi i qeverisë në Maqedoni dhe mandati i kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, shënon fundin e krizës politike.

“ Unë me të vërtetë shpresoj se formimi i qeverisë dhe mandati i Zaev shënon fundin e krizës politike që për fat të keq ka ndikuar në zhvillimet politike në Maqedoni. Si rezultat, shoqëria është e ndarë,” është shprehur Lajçak në një intervistë për EWB.

Gjëja e parë që duhet të bëhet sipas tij, është përpjekja për të bashkuar shoqërinë, për të kapërcyer boshllëqet dhe për të kapërcyer ndarjet, transmeton arbresh.info.

“Axhenda logjike apo çështja që mund të ndihmojë për të arritur këtë janë integrimet euro-atlantike. Kjo është diçka që popullata shumicë po mbështet.”

Ai thotë se duan të shohin kthim në proceset normale demokratike në Maqedoni dhe rifillimin e angazhimit për integrimin evropian dhe “jam i sigurt se familja evropiane do t’i ndihmojë maqedonasit në këtë rrugë.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme