Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se veshët mund të tregojnë shumë mbi shëndetin tuaj.
Sipas tyre, forma e veshëve mund të tregojë nëse rrezikoheni nga ndonjë sulm, transmeton portali arbresh.info
Ata pohojnë se të paturit rrudha diagonal në veshë mund të nënkuptojë se jeni në rrezik të lartë që të goditeni nga një sulm në tru.
Studimi i kryer me 241 pacientë që kanë vuajtur nga sulmi në tru, ka zbuluar se shumica e tyre e kanë pasur këtë shenjë në vesh.
E njohur si shenja Frank, rrudha diagonale në lobët e veshit besohet të jetë një shenjë e arterieve të bllokuara.
Reduktimi i furnizimit me gjak në veshë rezulton në një humbje elasticiteti, dhe nga ana tjetër shkakton rrudhjen e dukshme.
Studimet e mëparshme kanë theksuar se kjo shenjë në vesh mund të jetë paralajmëruese edhe për sulm në zemër./Arbresh.info
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...