Shefi i diplomacisë së malazeze Sërxhan Darmanoviq ka thënë se Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën.
Duke folur për atë që në mediet serbe e ruse është paraqitur si “ide e Shqipërisë së madhe”, Darmanoviq agjencisë sllovake të lajmeve Tasr, i ka thënë:
“Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë fqinjët, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Mendoj se në viset tona shumë flitet në kuadër të fushatës zgjedhore për të tërhequr votues. Shqipëria është anëtare e NATO-s, e sheh shumë qartë të ardhmen e vet në Bashkimin Europian. Po ashtu edhe Kosova e Maqedonia qëllimin kryesor e kanë të bëhen anëtare të BE-së e të NATO-s. E ne do të jemi anëtar i kësaj aleance që nga 5 qershori”, citon al jazeera të ketë thënë Dramanoviq, përcjellë koha.
Ai në vazhdim ka treguar se Rusia haptas është përzier në punën e brendshme të Malit të Zi duke kundërshtuar anëtarësimin e tij në NATO dhe ka shtuar se shërbimet informative ruse e kanë përkrahur opozitën që ka qenë kundër hyrjes në NATO.
“Rusia e ka përkrahur edhe përkrahjen për grusht shtet në Mal të Zi”, ka përfudnuar Darmanoviq.
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...