Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në largim Arban Abrashi, në Magazina Zgjedhore ka shpalosur programin për shëndetësinë.
Abrashi tha se janë tri shtylla kryesore të parapara për shëndetësi.
“Janë tri parime kryesore, e para fondi i sigurimeve shëndetësore. Krijimi i fondeve shëndetësore, ne me marrjen e mandatit i cili parasheh 100 milionë euro për këtë pjesë, do të nisë në shtator ose tetor. 100 milionë euro janë injeksion i fortë që hynë në shëndetin e Kosovës”.
“Është dashtë shumë të punohet deri tek pika e fillimit, është dashtë të fillohet nga 0, por tani jemi në momentin kur duhet të fillojmë me mbledhjen e premiumeve”.
“Shtylla 2, është sistemi informativ shëndetësor, një data bazë unike për secilin pacient, për secilin person që pranon shërbime shëndetësore, përmes këtij sistemi, i cili rreth 30% është i rregulluar. Ne do ta arrijmë krijimin e një sistemi të shërbimeve shëndetësore, kush çka punon, për menaxhim më të mirë”.
“Pastaj, ne synojmë që vitin e parë të krijojmë qendrën e nënës dhe fëmijës”.
“Spitali për nënë dhe fëmijë që do të ndërtohet në vitin e parë të qeverisjes”.
Abrashi përmendi edhe ligjin për lehonat duke thënë se nëse LDK-AKR-Alternativa del fitues, do të ofrohet një vit pushim për lehonat me pagesë të plotë përgjatë 12 muajve.
Ai shtoi se edhe ato gra të cilat janë të papunësuara do të marrin së paku gjysmë page gjatë 12 muajve.
Shpërthim epidemik në anijen me 1822 pasagjerë, disa prej ty...
Kumbaro: Nisim programin mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbe...
Balluku: Vendosen tabela informuese në Levan-Damës për orien...
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik