Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, mbetet optimist rreth marrëdhënieve me SHBA-të, pavarësisht mosgatishmërisë së administratës së Donald Trump për marrëveshjen e ndryshimeve klimatike.
“Përshtypja ime…mendoj se takimi i G7-tës është shfaqur më optimist sesa prisja, duke përfshirë edhe partnerët e rinjë rreth tryezës, posaçërisht Presidentin Trump”, tha Tusk në një panel në Forumin e Globsec për politikë të jashtme dhe të sigurisë në Bratislavë, transmeton portali arbresh.info
Tusk gjithashtu është shprehur optimist për të ardhmen e BE-së, duke përfshirë një shtytje të re franko-gjermane për një integrim më të ngushtë./Arbresh.info
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...