Google ADS

Pse është e rëndësishme vitamina D gjatë shtatzënisë

21:03 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Konsumimi i vitaminës D në shtatzëni forcon sistemin imunitar të foshnjave, duke ulur rrezikun e zhvillimit të astmës, zbulojnë hulumtimet e reja, shkruan Daily Mail, përcjell Klan Kosova.

Foshnjat e palindura të nënave shtatzëna që marrin më shumë se doza e rekomanduar ditore e vitaminës reagojnë më mirë kur ekspozohen ndaj patogjenëve të simuluar, zbuloi një studim.

Profesoresha Catherine Hawrylowicz nga kolegji ‘King’ i Londrës tha: “Për herë të parë kemi zbuluar se një nivel më i lartë i vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë efektivisht reagimin imunitar të foshnjës së porsalindur, dhe ta mbrojë fëmijën nga zhvillimi i astmës.

Pjesëmarrëset që ishin nga 10 deri në 18 javë të shtatzënisë morën dozë të ulët ose të lartë të vitaminës D.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme