Tetë persona janë vrarë përfshirë një zëvendësshef lokal pas të shtënave në Mississippi të ShBA-ve në mesnatë.
Të shtënat përfshinë tri vende në Bogue Chitto dhe Brookhaven në Lincoln County.
Një i dyshuar i quajtur nga mediat lokale si Cory Godbolt, u arrestua të dielën në mëngjes dhe ndodhet në paraburgim.
Autoritetet thonë se është shumë herët për të vlerësuar se cili ishte motivi i këtij rasti.
I dyshuari, duke folur për gazetën lokale Clarion-Ledger pas arrestimit tha se ai ishte “keq” dhe “nuk është i aftë të jetojë, jo pas asaj që kishte bërë”.
Një 16-vjeçar, i cili besohet se është marrë peng nga i dyshuari, tashmë është i sigurt, njoftoi The Daily Leader.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...