Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur emrat e ministrave të rinj të cilët priten të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar të udhëhequr nga mandatari Zoran Zaev.
Ahmeti ka rikthyer në lojë funksionarë të vjetër, të cilët më shumë se 10 vite kanë mbajtur poste të ndryshme si në legjislativ ashtu edhe në pushtetin ekzekutiv, si dhe ish-kryetarë komunash.
Zv/kryeministër për impelemntimin e Marrëveshjes së Ohrit do të jetë Hazbi Lika, ish kryetar i komunës së Tetovës gjatë periudhës 2005-2009. Lika poashtu ka qenë edhe zv/ministër i MPB-së në vitin 2003.
Ish ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani do të jetë zv/kryeministër për integrime evropiane. Nga kuadrot e vjetra kthehet edhe Sadulla Duraku, i cili do të ushtroj detyrën e ministrit të ambientit. Duraku aktualisht është kryetar i komunës së Likovës, ndërsa më parë ka qenë fillimisht zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujëra, si dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë.
Ali Ahmeti ka rikthyer në skenë edhe Ramiz Merkon i cili do të jetë ministër për investime të huaja. Merko dy mandate ka qenë kryetar i komunës së Strugës (2005-2013).
Dy emrat e rinj të propozuar nga BDI për ministra janë: Bylent Salihu, anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së nga Gostivari, do të jetë ministër i Drejtësisë. Salihu ka qenë drejtor i Inspektoratit te Drejtoria e Pyjeve. Kreshnik Bekteshi nga dega e Kërçovës është nominuar për ministër të Ekonomisë. Bekteshi ka mbaruar studimet në Sheffield të Britanisë së Madhe, ndërsa ka punuar si promotor ekonomik në Bruksel.
Siç mund të vërehet asnjë nga ministrat e rinj të Qeverisë teknike nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re. Edhe pse ata u sollën si freski në Qeverinë e kaluar teknike dhe u tha se do ishin pjesë e reformës brenda kësaj partie, BDI i ka lënë që të gjithë pa poste në ekzekutiv.
Ali Ahmeti para gazetarëve tha se vendimi për emrat e ministrave të rinj është sjellë në mënyrë
Po ashtu, pas mbledhjes së kryesisë, Ahmeti njoftoi se ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Pushtetit Lokal do t’i takojë “Aleancës për Shqiptarët”. /Shenja
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...