Google ADS

Dalin pamjet e spiunit serb brenda Kuvendit të Maqedonisë (FOTO)

16:27 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Gazeta KOHA ka arritur të sigurojë foto të reja të spiunit serb, Goran Zhivaljeviq, Brenda sallës plenare të Parlamentit natën e përgjakshme të 27 prillit.

I veshur me xhup ngjyrë të kuqe, oficeri i Agjencisë Informative të Serbisë (BIA), njëherësh këshilltar në Ambasadën serbe në Shkup, Goran Zhvilajeviq, shihet me telefon në dorë, ndërsa bisedon dhe me disa nga personat që dhunshëm ishin futur në Parlament.

Oficeri i BIA-s kishte hyrë në Parlament bashkë me turmën e protestuesve në orën 20, ndërsa brenda kishte qëndruar derisa kishte përfunduar skenari për rrahjen e deputetëve, madje edhe vrasjen e deputetit Ziadin Sela, i cili nga huliganët maqedonas, u la për i vdekur në hollin e katit të parë të Parlamentit. Zhivaljeviq, siç ka raportuar ditë me radhë gazeta KOHA, ka pohuar se ka qenë në Parlament, por se siç është shprehur ai, “kishte qenë brenda për të parë nëse ka serbë, ekstremist apo tifozë nga Serbia”.

spiuni-480x250-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme