Kandidati për kryeministër të vendit nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti konsideron se në Kosovë mungon një muze i Luftës së UÇK-së.
Sipas Kurtit, kjo kërkesë është e drejtë, dhe se muzeu i luftës do të bëhet shumë shpejtë, transmeton Indeksonline.
Shkrimi i plotë i Kurtit:
Veteranët e patën një kërkesë. Atyre, por edhe popullit të Kosovës u mungon një muze i Luftës së UÇK-së.
Kjo kërkesë është e drejtë, pasi liria dhe republika jonë janë të themeluara mbi atë luftë çlirimtare, dhe kujtesën për të ne duhet ta institucionalizojmë, ashtu siç bëjnë gjithë vendet e qytetëruara.
Muzeun e Luftës së UÇK-së do ta bëjmë, që brezat e ardhshëm ta dinë e ta nderojnë sakrificën e çlirimtarëve, e mos ta njohin UÇK-në prej bëmave të turpshme të fare pak vetave që erdhën në pushtet pas luftës dhe e harruan misionin e saj.\
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...