Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk do të monitorojë zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit.
Këtë e kanë konfirmuar për arbresh.info vetë zyrtarët e këtij misioni duke bërë të ditur rolin e OSBE-së në ditën kur qytetarët e Kosovës në tërë vendin do t’i drejtohen kutive të votimit.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë nuk do t’i monitorojë as këto zgjedhje,” thonë në këtë mision.
Bëhet e ditur po ashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Misioni që të ofrojë asistencë teknike për komisionet komunale zgjedhore ne katër komunat veriore të Kosovës si Mitrovice Veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok.
“Si dhe përkrahje teknike për këshillat e vendvotimeve, përsëri në katër komunat veriore.”
Kështu, OSBE do të ketë prezencë në të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet në këto komuna, jo si monitories apo vëzhgues, por si përkrahje teknike për administruesit e zgjedhjeve në terren.
“Këshilla jonë do të ketë të bëjë me të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Kjo përkrahje ka të bëjë ekskluzivisht me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës në komunat e përmendura më lart”, thonë në OSBE për arbresh.info.
Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se procesi zgjedhor në veri të vendit do të jetë kopje e atyre paraprake të vitit 2014.
Edhe vetë në dokumentin e KQZ-së ku janë të paraqitura Qendrat e votimit për vitin 2017 nuk ka ndonjë ndryshim në komunat veriore, gjë që nuk ka ndodhur me komunat në pjesë tjera të Kosovës./V.Berisha/arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...